Arrestohen dy serbë dhe dy shqiptarë në veri

14:47 | 2 Tetor 2024
E.G

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në veri të Mitrovicës.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për veri, Veton Elshani i cili tha se dy prej tyre janë shqiptarë dhe dy serbë.

Elshani tha se arrestimi i tyre ka ndodhur për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

“Rreth orëss 13: 20 katër persona janë shoqëru në stacionin policor në Veri të Mitrovicës. Arsyeja është prishje e rendit dhe qetësisë publike”, ka thënë ai.

Ndryshe, në media është raportuar se njëri nga të arrestuarit është edhe politikani serb, Aleksander Arsenijeviq për prishje të rendit dhe qetësisë publike./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme