Google ADS

Osmani takon presidentin gjerman: Procesi i Berlinit shtysë e fuqishme për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor

14:19 | 2 Tetor 2024
Q L

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar presidentin e Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

Në takim u diskutua për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, zhvillimet aktuale në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor si dhe avancimin e integrimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare,  shkruan Arbresh.info.

“Kosova dhe Gjermania kanë një partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm të bazuar në vlerat e përbashkëta të demokracisë, paqes dhe progresit. Gjermania është aleate strategjike në rrugëtimin e Kosovës drejt fuqizimit dhe integrimit ndërkombëtar, ndaj presim që ta forcojmë edhe më tej këtë partneritet në vitet në vijim”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Procesin e Berlinit, Presidentja Osmani e ka cilësuar shtysë e fuqishme për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Në takim me presidentin Steinmeier, Presidentja Osmani ndër të tjera ka potencuar rolin dhe kontributin e mërgatës shqiptare në Gjermani, e cila është urë e fuqishme për raportet ndërmjet dy shteteve, thuhet në njoftimin e ZPRK-së.

Për fund diskutuan edhe për potencialin e zgjerimit të bashkëpunimit në fusha të interesit të dyanshëm./Arbresh.info/

 

Të ngjashme