Shqipëri/ Ilir Proda emërohet në krye të Policisë së Shtetit

13:44 | 2 Tetor 2024
R J

Këshilli i Ministrave ka miratuar emrin e Ilir Prodës për drejtues të ri të Policisë së Shtetit. Kjo u konfirmua nga Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha gjatë komunikimit me mediat, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë.

“Pas një konkurrimi mbi më shumë se 10 drejtues të lartë policie dhe verifikimeve të bëra nëpërmjet procesit të pastërtisë së figurës së kandidatëve. Menjëherë pas emërimit të tij si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit do të hapim konkurrimin, për një proces të ri, sa i përket gjithë drejtuese të policisë në qarqe.” u shpreh Hoxha.

Komisioni i Posaçëm që kaloi në “sitë” kandidaturat për kryepolic, i dorëzoi ministrit të Brendshëm listën me 5 kandidatët më të vlerësuar, ndërsa ky e fundit përzgjodhi Ilir Prodën, si kandidatin më të përshtatshëm për drejtimin e Policisë së Shtetit.

Kush është Ilir Proda, kreu i Policisë së Shtetit?

Me një karrierë të gjatë prej 19 vitesh, Ilir Proda, aktualisht mbante postin e drejtorit të Policisë Elbasan. Ai ka nisur hapat në policinë e Shtetit në vitin 2005 fillimisht si specialist i policisë kriminale në komisariatin nr. 3.

Në vitin 2013, Porda u emërua shef komisariatit nr. 2 në Tiranë, detyrë të cilën e mbajti gati një vit dhe dy vite të tjera, deri në vitin 2016 shërbeu si shef i komisariatit të Bulqizës.

Tre vjet më parë, Proda mori gradën kryekomisar dhe u emërua zv.drejtor për hetimin e krimeve në Korçë. Më pas, po gjatë 2021, ai emërohet në po të njëjtën detyrë në Policinë e Elbasanit. Në Mars të këtij viti ai u emërua në krye të Policisë së Elbasanit.

Filtrat dhe verifikimet që kaluan kandidatët

Komisioni i Posaçëm kreu verifikimin e pastërtisë së figurës për të gjithë kandidatët duke kërkuar të dhënat përkatëse nga organet ligjzbatuese, si vijon: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Prokuroria e Përgjithshme, Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH), Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit (DPPSH), Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Agjencia e Informacionit të Sigurisë së Mbrojtjes (AISM)/abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme