Google ADS

Haradinaj: E dënojmë sulmin me raketa të Iranit ndaj Izraelit

12:56 | 2 Tetor 2024
E.G

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se e mbështesin të drejtën e Izraelit për mbrojtjen e popullit dhe vendit të vet, shkruan Arbresh.info.

“Me shqetësim po i përcjellim zhvillimet në Lindjen e Mesme. E dënojmë sulmin me raketa të Iranit ndaj Izraelit. Njëkohësisht e mbështesim të drejtën e Izraelit për mbrojtjen e popullit dhe vendit të vet.”, ka shkruar ai.

Haradinaj po ashtu, ka thënë se mbështesin SHBA-të dhe aleatët në përpjekjet e tyre për një zgjidhje paqësore të konfliktit./Arbresh.info/

Të ngjashme