Maqedonci: Lidhja e Serbisë me agresorin rus, rrezik i përhershën në Ballkanin Perëndimor

11:53 | 2 Tetor 2024
E.G

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në margjina të Forumit të Sigurisë së Varshavës së bashku me kryeministrin, Albin Kurti janë takuar me  ministren e Punëve të Jashtme të Letonisë, Baiba Braže.

Në takim, lidhja e Serbisë me Rusinë është rrezik i përhershëm në Ballkan, shkruan Arbresh.info.

“Diskutuam rreth zhvillimeve rajonale dhe situatës së sigurisë në Evropë, sfidat e paraqitura si rezultat i agresionit rus mbi Ukrainën por dhe lidhjet e afërta që ky agresor ka me Serbinë, e që është rrezik i përhershëm për Ballkanin Perëndimor. “, ka shkruar ministri Maqedonci.

“Në këtë aspekt theksuam dhe rëndësinë e shkëmbimit të përvojave në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, bashkëpunimit në avancimin e interesave të përbashkëta dhe promovimin e vlerave që Kosova dhe Letonia ndajnë përballë rreziqeve nga sistemet autokratike.”, shtoi ai.

Tutje, ai ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Letonisë ndaj Kosovës për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare./Arbresh.info/

Të ngjashme