Aksidentet rrugore nuk po e ndalojnë trajektoren rritëse në Shqipëri.
Gushti ka shënuar sërish një rekord të ri me 173 aksidente rrugore atje, shifër kjo 48% më e lartë se e njëjta periudhë e vitit 2023.
Sipas raportit të fundit të INSTAT, krahas aksidenteve është shtuar dhe numri I të plagosurve dhe viktimave të përfshirë në to.
Në gusht 2024 kishte gjithsej 252 janë të aksidentuar (të vrarë dhe tẽ plagosur), me një rritje prej 40% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ekspertët kanë nxjerr në pah se në 8 muajt e vitit në të cilin jemi janë shënuar gjithsej 1086 aksidente, me rritje 41% me bazë vjetore.
Nga këto aksidente janë dëmtuar rreth 1500 persona, ose 40% më shumë se një vit më parë.
Pozitiv është fakti, se fatalitetet janë ulur, nga 15,7 viktima për 100 aksidente në 2023 ka rënë në 9,2 viktima.
Aksidentet rrugore, në 91,9 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.
Grup-mosha 25-34 vjeç vazhdon të përbëjë shumicën e drejtuesve të mjeteve që i shkaktojnë aksidentet./euronews.al
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...