Google ADS

Seriali “Tenxherja Kapakun”, Elvana Gjata dhe Romeo Veshaj: Kemi një vit që xhirojmë, do ta gjejnë veten të gjithë

22:36 | 1 Tetor 2024
E.H

Të shtunën e 5 tetorit, do të nis transmetimin seriali më i ri “Tenxherja Kapakun”, me aktorët e dashur për publikun, Elvana Gjata dhe Romeo Veshaj.

Në një intervistë të dhënë për “Ftesë në 5”, të dy ata kanë treguar sfidat që kanë kaluar gjatë xhirimeve të këtij seriali, teksa gjithashtu kanë zbuluar dhe surprizat që priten nga ky serial.

“Përtej shakasë ka qenë një gjë shumë e bukur. Romeo ka qenë surprizë, sepse është një aktor shumë i mirë. Ka skena që i kemi bërë me një xhirim, ka skena që kanë zgajtur. Jemi njerëz në fund të ditës, pavarësisht se mundohemi të përshtatemi me personazhin. Ishte një projekt sfidues, por ja kemi dalë siç duhet. Kush vjen i pari në xhirime? Me kë po e bën intervistën e parë?!”, u shpreh Elvana.

“Elvana është një super artiste. Përveç se një këngëtare është dhe një aktore shumë e mirë komedie. Është privilegj të kesh një kolege të tillë. Në këtë serial do të qeshni. Janë xhiruar aq shumë materiale sa që se di sa kohë kemi që xhirojmë. Që unë vij i pari në xhirime janë vetëm llafe, sepse unë vij me një orë me vonesë. Të shkretët partnerët e mi, sepse më presin një orë. Unë këta ose i bëj që të punojnë të gjithë, ose s’ka. Seriali? Janë situata në çift, zënkat, jeta e një çifti në të gjitha dimensionet. Do ta gjejnë veten të gjithë çiftet, ose ata që do të bëhen çifte. Gëzimi këtu është i shpesh, por zgjat shumë pak. Duhet të xhirosh shumë shpejt dhe nuk ke kohë të gëzohesh fare. Jemi bërë si “Game of Thrones”. Kam hyrë 27 vjeç e nuk e di kur do dalë. Kemi një vit që xhirojmë. Është bërë një super punë. Është një nga produksionet më të arrira”, tha romeo.

“Ka vetë, dy aktorë. Xhirohet vetëm me një dubël dhe teksti është fantastik. Regjisorja është fantastike, Andia Xhunga. Kemi një super staf. Jemi një familje e madhe që shkojmë shumë mirë me njëri-tjetrin. Përveç se janë njerëz të mirë, janë dhe shumë profesionist. Batutat që kam jashtë i fus brenda, ato që bëj brenda nuk i nxjerr jashtë. 10 seri të tjera? Patjetër që po. Është fat që jam këtu dhe punoj me këta njerëz për këtë projekt”, tha Romeo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme