Google ADS

Ushtria izraelite thotë se do të përgjigjet fuqishëm sonte sulmit iranian

22:19 | 1 Tetor 2024
E.H

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari ka thënë se Forcat Ajrore izraelite do të “goditin fuqishëm në Lindjen e Mesme” sonte.

“Sistemet e mbrojtjes ajrore izraelite dhe amerikane operuan në mënyrë efektive në breshërinë e raketave iraniane”, thotë ai në një përditësim, raporton BBC transmeton Arbresh.info

“Irani kreu një akt serioz sonte dhe po e shtyn Lindjen e Mesme drejt një përshkallëzimi”, shton ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme