IHMK paralajmëron përmbytje të mundshme në disa vende

21:28 | 1 Tetor 2024
K.B

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar përmbytje të mundshme në disa vende.

Sipas IHMK-së, parashikohet që pjesa perëndimore e Kosovës, sidomos zona malore (Alpet Shqiptare), shkruan Arbresh.info

“Parashikohet që pjesa perëndimore e Kosovës, sidomos zona malore (Alpet Shqiptare), të kenë më shumë reshje 100 – 150 mm brenda 5 ditëve, ndërsa pjesa e Rrafshit të Dukagjinit 50 – 70 mm, të cilat duke pasur parasysh situatën e deri tanishme hidrometeorologjike e karakterizuar me thatësi të tejzgjatur, ku lumenjtë aktualisht janë nën vlerat e tyre mesatare, prandaj nuk parashikohet që të ketë përmbytje lumore”, bën të ditur njoftimi.

IMHK përmes një njoftimi për media bën të ditur se për çfarëdo ndryshimi do të njoftojnë me kohë.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Sipas disa parashikimeve, nga fundëjava, sidomos me datë 04 dhe 05 tetor 2024, rajoni dhe jo vetëm do të përfshihen nga reshjet të shumta të shiut, si pasojë edhe përmbytje të mundëshme nëpër disa vende. Parashikohet që pjesa perendimore e Kosovës, sidomos zona malore (Alpet Shqiptare), të kenë më shumë reshje 100 – 150 mm brenda 5 ditëve, ndërsa pjesa e Rafshit të Dukagjinit 50 – 70 mm, të cilat duke pasur parasyshë situatën e deri tanishme hidrometeorologjike e karakterizuar me thatësi të tejëzgjatur, ku lumenjtë aktualisht janë nën vlerat e tyre mesatare, prandaj nuk parashikohet që të ketë përmbytje lumore. Për qfardo ndryshimi, do të ju njoftojmë me kohë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme