Një 35- vjeçare ka ndërruar jetë, pasi ishte rrëzuar nga shkallët.
Lajmin për Arbresh.info, e bëri të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se dyshohet se tashmë e nderja kishte rënë nga ballkoni i shtëpisë në lartësi rreth 6 metra.
Ai tha se trupi i pajetë i së ndjerës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
“Me datën 01.10.2024 , pak pas orës 11:00 policia ka marr njoftimin se në fshatin Krushic e epërme një femër rreth 35 vjeçare ( D. K.) në rrethana të pa njohura për momentin ishte rrezuar nga shkallet dhe ishte pa ndjenja . Viktima është dërguar emergjencë, në ora 11:50 policia është njoftuar se viktima kishte nderruar jetë ne Spitalin Rajonal të Prizrenit . Njesitet përgjegjëse policore kanë dal në vend ngjarje dhe janë marrur me rastin. Ne lidhje me këtë rast, në koordinim me prokurorin kujdestar nga Departamenti për Krimeve të Rënda janë ndërmarr të gjitha veprimet hetimore. Është bërë shiqimi i vendit të ngjarjes dhe dyshohet se viktima ka rënë nga ballkoni i shtëpisë në lartësi rreth 6 metra. Me urdhër të Prokurorit është inicuar rast “Hetim i vdekjes”, trupi i pa jetë i të ndjerës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, konfirmoi ai./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...