Në konferencën për ecurinë e çështjes në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, prokurori Matt Halling tha se do të shkurtojnë numrat e dhënë dhe nuk do të thërrasin të gjithë dëshmitarët të cilët planifikohet të vijën e të japin dëshmi sipas rregullës 154 të cilët janë 65.
Ai gjithashtu tha se janë edhe 45 dëshmi të tjera që synojnë t’i parashtrojnë për t’u pranuar me shkrim, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Shkurtimisht, ne nuk po planifikojmë që t’i thërrasim të gjithë ata. Mendojmë që kjo do të jetë pjesë e zgjedhjes”, tha Halling i cili shtoi se këta dëshmitarë janë ‘viva-voce’ (dëshmi me zë në sallën e gjyqit).
Halling tha se përkundër sfidave ata po përpiqen që të përmbushin datën e synuar të paraqitjes së provave nga ata.
“Ne po përpiqemi që të përmbushim datën e synuar të paraqitjes së provave nga Prokuroria”, tha prokurori.
Halling tutje tha se ka rrezik që në rast që dëshmitarët vijnë të dëshmojnë pa vullnetin e tyre, atëherë ata mund të rrezikojnë viktimizimin.
“Ka dëshmitar që nëse do të vinë këtu për të dhënë dëshmi kundër vullnetit të tyre, mund të rrezikojnë të kenë viktimizim dytësor si rezultat i situatës dhe angazhimit të mëtejshëm të tyre si dëshmitar dhe do të ishte më mirë që të gjendje një zgjidhje tjetër dhe të merrej parasysh mirëqenia dhe identiteti i dëshmitarëve siç është shembull rasti i dëshmitarit 03878”,tha Halling.
Ai shtoi se deri me datën 1 nëntor mund të jepin numrin e planifikuar për reduktimet e mëtejshme në çështjen e tyre duke theksuar se gjatë kësaj periudhe do të hiqen 7 prej 65 dëshmitarëve.
Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III tha se ata nuk parashikojnë që të zgjasin datën e synuar për përfundimin e provave nga Prokuroria.
“Vërejë që nuk parashikohet nga trupi gjykues që do të zgjasim ditën e synuar për përfundimin e provave nga Prokuroria. Përderisa ky është synimi ynë, është më vlerë dhe e zgjuar nga Prokuroria që të të paraqes dëshmitarët më të rëndësishëm kështu që në qoftë se do të ndodhë që të shkurtohet numri i dëshmitarëve në momentin e fundit do ishte i mirë që dëshmitarët më pak të rëndësishëm të lehen nga fundi në mënyrë që të mos humbin dëshmitarët më të rëndësishëm”, tha Charles SMith III.
Smith III gjithashtu pati vërejtje edhe për mungesën e dëshmitarëve rezervë pasi të përfundon dëshminë një dëshmitar.
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...