Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është takuar me këshilltaret komunale të Kuvendit Komunal të Kryeqytetit, nga radhët e LDK-së.
Rama ka thënë se në takim është diskutuar për çështje të rëndësishme që prekin qytetarët e Prishtinës, shkruan Arbresh.info
Ai gjatë takimit gjithashtu ka theksuar se në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit Kundër Kancerit të Gjirit, theksuam rëndësinë e përkrahjes dhe ndërgjegjësimit për këtë sëmundje.
Postimi i tij:
Pata nderin të takohem me këshilltaret komunale të Kuvendit Komunal të Kryeqytetit, nga radhët e LDK-së.
Në këtë takim diskutuam për çështje të rëndësishme që prekin qytetarët tanë dhe për rolin e pazëvendësueshëm të grave në jetën politike dhe vendimmarrëse të qytetit.
Në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit Kundër Kancerit të Gjirit, theksuam rëndësinë e përkrahjes dhe ndërgjegjësimit për këtë sëmundje, duke promovuar rëndësinë e kontrolleve të rregullta mjekësore dhe kujdesit për shëndetin e grave.
Angazhimi i këshilltareve tona të Kuvendit të Kryeqytetit për përmirësimin e kushteve të jetesës në Prishtinë është shembull i përkushtimit dhe profesionalizmit që duhet të karakterizojë çdo zyrtar publik.
Bashkë do të vazhdojmë të punojmë për një Prishtinë më të mirë dhe më të barabartë për të gjithë qytetarët./Arbresh.info/
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...