Osmani takon ministrin e Jashtëm të Shën Kitts, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës

17:49 | 1 Tetor 2024
K.B

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar me ministrin e Punëve të  Jashtme të Shën Kitts dhe Nevis, Denzil L. Douglas, gjatë qëndrimit në Berlin.

Osmani përmes një postimi në Facebook, shkruan se ia ka shprehur mirënjohjen për partneritetin dhe mbështetjen ndaj Kosovës , shkruan Arbresh.info

“Pata kënaqësinë që në Berlin ta takoj Ministrin e Punëve të Jashtme të Shën Kitts dhe Nevis, Denzil L. Douglas, të cilit ia shpreha mirënjohjen tonë për partneritetin dhe mbështetjen ndaj Kosovës. Diskutuam rëndësinë e vazhdimit të këtij partneriteti për ta fuqizuar pozitën ndërkombëtare të Kosovës, sikurse edhe për t’i thelluar raportet tona në fusha të interesit të ndërsjellë”, shkroi Osmani në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme