Kosova triumfon në ‘UEFA Development U15’, mund Estoninë

16:23 | 1 Tetor 2024
E.H

Kombëtarja e Kosovës U15 ka arritur fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë të turneut “UEFA Development U15” që po mbahet në Estoni.

Dardanët e rinj të udhëhequr nga përzgjedhësi Ilir Nallbani arritën të mposhtin vendasit, me rezultat 2:1, duke treguar një paraqitje të shkëlqyer dhe duke e nisur me këmbë të mbarë këtë turne. Goli i parë erdhi në minutën e pestë nga Bleon Potoku.

Ndërkohë, edhe pjesa e dytë nisi mbarë për Kosovën që arriti ta dyfishojë epërsinë me golin e Dion Sylajt, në minutën e 46-të.

Kosova në këtë ndeshje u paraqit me këtë përbërje: Lekë Qarri, Bardh Rrapuca, Almir Krasniqi, Aldin Gashi, Kron Avdiu, Eri Berisha, Eris Balaj, Butrint Ademi, Dion Sylaj, Bleon Potoku dhe Aldin Imeri./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme