Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim delegacionin e mjekësisë ushtarake nga Republika Federale e Gjermanisë dhe i falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme për Regjimentin e Mjekësisë së FSK-së.
FSK njofton se diskutimi u fokusua në bashkëpunimin e thellë në mes të dy forcave dhe në të njëjtën kohë u zotuan për vazhdimin e këtij bashkëpunimi duke realizuar planet për ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve mjekësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Në njoftimin nga FSK-ja thuhet se KOMFSK shprehu mirënjohje të veçantë për delegacionin dhe theksoi se mbështetja e cila ofrohet nga pala gjermane luan një rol të jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe profesionalizimin e personelit ushtarak të FSK-së në fushën e mjekësisë ushtarake.
“Delegacioni gjerman ka vizituar gjithashtu edhe Regjimentin e Mjekësisë së FSK-se duke u bazuar në planin e përbashkët bilateral dhe të bashkëpunimit të ngushtë midis dy ushtrive. Qëllimi i kësaj vizite ka qenë rritja dhe zhvillimi i bashkëpunimit në fushën e mjekësisë, specifikisht mjekësisë ushtarake duke përfshirë zhvillimin e mjekësisë fushore, higjienën dhe sanitetin fushor (mjekësia preventive) dhe shqyrtimin e zhvillimit të trajnimeve të përbashkëta mes dy ushtrive”. njofton FSK-ja./Arbresh.info/
Izraeli: 180 raketa të lëshuara nga Irani, shumica u rrëzuan...
Federata angleze merr vendim për kartonin e kuq të Brunos në...
Kurti takoi kongresistin amerikan Jason Crow, e fton për viz...
Sulmi iranian ndaj Izraelit/ Iraku, Jordania dhe Libani mbyl...
Gërvalla publikon letrën e Jusuf Gërvallës për nënën e tij A...
Kurti: Në rajonin tonë nuk ekziston asnjë kërcënim më i madh...