Bislimi priti në takim drejtorin e Ekipit Ekonomik gjerman, flasin për ecurinë zhvillimore të vendit

16:09 | 1 Tetor 2024
E.H

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti në takim ditën e sotme përfaqësues nga Ekipi Ekonomik Gjerman (German Economic Team), të kryesuar nga drejtuesi i saj, Dr. Ricardo Giucci.

Zyra e Kryeministrit me anë të një komunikate për media bënë të ditur se bashkëbisedimi u fokusua në ecurinë zhvillimore të vendit dhe indikatorët ekonomikë, përcjell Arbresh.info.

U theksua rritja ekonomike që ka njohur Kosova në tri vitet e fundit, rritja e investimeve të huaja direkte duke qenë më e larta në rajon, rritja e të hyrave, krijimi i vendeve të reja të punës e ulja e inflacionit mes tjerash.

“Zëvendëskryeministri tha se bazuar në krejt indikatorët ekonomikë, që japin pasqyrën e situatës ekonomike në vend, vërejmë se zhvillimi i Kosovës është një histori suksesi dhe unike, teksa Dr. Giucci tha se të gjithë këta indikatorë pozitivë shfaqin një tendencë dhe dinamikë pozitive e të fuqishme për zhvillimin, të tashmen e të ardhmen e vendit. Ai vlerësoi politikat ekonomike të ndërmarra nga qeveria dhe zhvillimin e hovshëm ekonomik që po njeh vendi”, thuhet në njoftim.

Në takim u diskutua dhe për rëndësinë e benefitet e Tregut Unik të Pagesave në Euro (SEPA), si vazhdimësi e diskutimit të mbajtur edhe javën e kaluar në Europe House, ku zëvendëskryeministri shprehu përsëri punën dhe hapat që po bën Qeveria në lidhje me avancimin drejt anëtarësimit në SEPA./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme