Dogana e Kosovës ka nisur një aksion në qytetin e Pejës, në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës.
Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, konfirmoi për Arbresh.info se operacioni po zhvillohet në dhjetë lokacione të ndryshme.
Ai theksoi se ky aksion është pjesë e përpjekjeve për të forcuar zbatimin e ligjit dhe për të parandaluar humbjet e të ardhurave për shtetin.
“Në kuadër të planit operativ, Dogana, së bashku me Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), janë duke kryer kontrolle në dhjetë lokacione në qytetin e Pejës. Këto kontrolle kanë për qëllim të identifikojnë parregullsitë tatimore, kontrabandën, dhe shmangien e detyrimeve doganore. Aksioni është pjesë e përpjekjeve për të forcuar respektimin e ligjit dhe për të parandaluar humbjet e të ardhurave për shtetin. Pasi të përfundojnë inspektimet, rezultatet e këtij operacioni do të bëhen të ditura për publikun në kohën e duhur, duke përfshirë detaje mbi masat e marra kundër shkelësve të ligjit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Sarës dhe Drilonit i vjen një dron, ata përqafohen
Osmani takoi Komisioneren për Zgjerim, theksoi rëndësinë e a...
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...