Pas një dite vonesë, ekzekutohen pagat në sektorin publik

15:38 | 1 Tetor 2024
E.K

Pas një dite vonesë, pagat e punonjësve në sektorin publik janë ekzekutuar këtë të martë.

Sipas burimeve të portalit Arbresh.info brenda Ministris se Financave, përfaqësuesit e ministrive dhe ata të arsimit tashmë kanë marrë pagat e tyre.

Ndryshe, që nga e hëna, zyrtarët publikë në Kosovë ishin pa paga për shkak të skadimit të mandatit të ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Thesarit.

Ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë, si dhe për skemat sociale, pritej të bëhej më 30 shtator, por pa nënshkrimin e ushtruesit të detyrës, nuk mund të bëhej asnjë dalje e parasë publike nga llogaritë e shtetit./Arbresh.info

Të ngjashme