Begaj e uron Rutten: Nën drejtimin e tij, NATO do të jetë një aleancë e bashkuar dhe e fortë

14:59 | 1 Tetor 2024
E.K

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj e ka uruar Mark Rutten, me marrjen zyrtarisht të detyrës së sekretarit gjeneral të NATO-s.

Në mesazhin e tij, Begaj theksoi besimin se nën udhëheqjen e Rutte, aleanca do të mbetet e fortë, e bashkuar dhe gjithëpërfshirëse.

“Urime Mark Rutte, Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s! Jam i sigurt se nën drejtimin e tij, NATO do të jetë një aleancë e bashkuar, e fortë dhe gjithëpërfshirëse”, shkroi Begaj në platformën X./Arbresh.info

Të ngjashme