Kosova mëson orarin e ndeshjeve të Kampionatit Botëror në eSports Basketboll

13:04 | 1 Tetor 2024
D.H

Pasi kemi mësuar kundërshtarët e Grupit A, ku Kosova bën pjesë në këtë sezon të eFIBA, tashmë kemi mësuar dhe orarin e ndeshjeve të fazës parakualifikuese.

Më 8 tetor, fillojmë rrugëtimin tonë në Kampionatin Botëror të eSports Basketboll kundër Zvicrës. Të njëjtën ditë, ekipi ynë do të ndeshet edhe me Greqinë dhe Francën, nënkampionin botëror të sezonit 2.

Më 10 Tetor, do të zhvillojmë ndeshjet kundër Britanisë së Madhe, Italisë dhe mbyllim këtë fazë me ndeshjen kundër Suedisë.

Për kanalet online se ku mund të ndiqni këto ndeshje, do të ju njoftojmë me kohë.

Ekipi ynë po vazhdon përgatitjet për të pasur paraqitje sa më dinjitoze në pjesëmarrjen tonë të parë në kualifikimet për Kampionatin Botëror eFIBA. Pesë nga shtatë ekipet e grupit, kalojnë në fazën tjetër.

Federata e Esports e Kosovës është partner i FBK në këtë projekt./Arbresh.info

Të ngjashme