Google ADS

Lansohet fushata ndërgjegjësuese për kancerin e gjirit, Vitia inkurajon gratë dhe burrat që të konsultohen me mjekë

12:25 | 1 Tetor 2024
E.G

Muaji Tetor shënon muajin e Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit.

Për këtë ditë, Ministria e Shëndetësisë ka lansuar fushatën ndërgjegjësuese me moton: “Kancerin e gjirit e mposhtim së bashku”.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se kapacitetet e shtretërve në Klinikës e Onkologjisë janë shtuar, raporton Arbresh.info.

Ai tha se ka shënuar rekord edhe numri i diagnostifikimeve me mamografi.

“Sot jemi këtu për të hapur zyrtarisht fushatën për luftimin e kancerit të gjirit. Mamografia si shërbim kyq shënoj vitin e kaluar një rekord në numër e diagnostifikimeve, vitin e kaluae filluar me ekzaminime; kapacitetet e shtretërve janë shtuar në onkologji, duke ofruar kushte më të mira për pacientet, i vetmi i këtij lloj në rajon.”, u shpreh Vitia.

Tutje ai ka inkurajuar gratë dhe burrat që të konsultohen me mjekun e tyre.

“Është lajm shumë i mirë se gjatë dy viteve të fundit kemi pasur një rritje në zbulimin e hershëm te kancerit të gjirit.”, tha ai.

“Më lejoni pafund të ju falenderoj të gjitha juve grave që me influencen dhe punën e juve të palodhshme keni kontribuar në këtë aspekt.”, theksoi Vitia.

“I falendëroj profesionistët tanë shëndetësor nga të gjitha klinikat për punën dhe përkushtimjn e vazhdueshëm në këtë drejtim.”, përfundoi ministri Vitia/Arbresh.info/

Të ngjashme