Google ADS

Haradinaj: Pagat që i bllokoi qeveria, mund t’i zhbllokojë vetëm Kuvendi

12:14 | 1 Tetor 2024
E.G

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar për mosekzekutimin e pagave për zyrtarët publikë.

Haradinaj me anë të një postimi në Facebook, tha se këtë rast mund ta rregullojë Kuvendi i Kosovës, shkruan Arbresh.info.

“Rrugëdalja e vetme është thirrja me urgjencë e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku do të bëhej amandamentimi i Ligjit për shërbyesit civilë, që do të mundësonte një zgjidhje të menjëhershme, gjë që Aleanca do ta kërkojë qysh sot.”, ka shkruar Haradinaj.

Ai shtoi se këtë AAK-ja do ta kërkojë këtë qysh sot.

“Çdo përpjekje tjetër, jo vetëm se është shkelje ligjore, por edhe keqpërdorim i të drejtës së patjetërsueshme që mbi 80 mijë njerëz të realizojnë të drejtën e tyre në pagë”, tha Haradinaj./Arbresh.info/

Të ngjashme