Ish-deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica, e kanë zyrtarizuar bashkimin me koalicionin mes AKR-së dhe PD-së dhe largimin nga Lëvizja Vetëvendosje.
Largimi i tyre sipas Rrahmanit po bëhet për shkak të projektligjeve që kanë ardhur në kuvend nga Lëvizja Vetëvendosje, e që sipas tij, e cenojnë familjen tradicionale shqiptare, shkruan Arbresh.info.
Ai foli edhe për angazhimin tutje që do ta kenë në Kuvendin e Kosovës, ku tha se do ta mbështesin secilën iniciativë që sipas tyre, është e dobishme dhe do ta kundërshtojnë secilën që e konsiderojnë si të dëmshme.
“Per mua është përgjegjësi që të prij një koalicioni që i prin familjes. Me shumë vështirë dhe vullnet u bashkua kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli në rreshtimin për familje edhe pasi që kishte edhe oferta të tjera për koalicione.”, ka thënë ai.
“Arsyeja pse jemi këtu është caktimi i datës së zgjedhjeve dhe kemi thënë se këto probleme kemi tentuar që t’i zgjidhim brenda subjektit, e për ne mbi të gjitha është ruajtja e familjes, e që është arsyeja që jemi këtu”, tha Rrahmani.
“Vazhdimi ynë si deputetë do të jetë ashtu siç ka qenë, do ta mbështesim secilën iniciativë që është e dobishme dhe do ta kundërshtojmë secilën çështje që konsiderojmë se është e dëmshme”, tha Rrahmani./Arbresh.info/
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...