Google ADS

Disa ditë më parë debutoi me Arsenalin, mbrojtësi shqiptar pritet të ftohet nga Shqipëria U21

11:18 | 1 Tetor 2024
D.H

Maldin Kacurri ishte njëri prej emrave më të përfolur në opinionin sportiv në Shqipëri por edhe në Kosovë gjatë javës së kaluar.

Ai debutoi me fanellën e “Topçinjve” në kuadër të Carabap Cup në ndeshje ndaj Boltonit.

Kacurri hyri në lojë në vend të Riccardo Calafiorit dhe bëri një paraqitje të shkëlqyeshme për aq minuta sa ishte në fushë.

Teksa gjatë ditës së sotme e famshmja në Shqipëri, Panorama Sport ka mësuar se ky futbollist do të jetë i ftuar për ndeshjen e tetorit që kombëtarja shqiptare e luan në muajin tetor në kuadër të kualifikimeve për Euro 2025.

Ai luan në rolin e mbrotjësit dhe ka një fizik të hatashëm, teksa menjëherë ka rënë në sy të selektorit Alban Bushi.

Kacurri ka luajtur për moshat e Shqipërisë ishte në tetorin e vitit 2023 në miqësoren që kuqezinjtë e moshës U-19 kanë zhvilluar me Turqinë.

Më datën 15 tetor, Kombëtarja U-21 do të luajë ndeshjen e fundit të kualifikueseve të këtij Europiani, ndaj Armenisë në shtëpi. Edhe pse kuqezinjtë fituan si mysafir./Arbresh.info

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme