Drejtoria Rajonale e Policisë së Gjilanit dhe Komuna e Gjilanit, kanë arritur një marrëveshje për shfrytëzimin e ish-objektit të Qendrës së Mjekësisë Familjare (QKMF) nga policia.
Kjo marrëveshje, sipas njoftimit të policisë, është arritur mes Drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan Kolonel Agron Rukiqi dhe Kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, raporton Arbresh.info.
“Me kënaqësi ju njoftojmë se Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan si rezultat i Marrëveshjes së arritur në mes të Drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan Kolonel Agron Rukiqi dhe kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, është dislokuar nga objekti aktual në ish-objekti i QKMF-së, i cili është dhënë në shfrytëzim nga Komuna e Gjilanit. Objekti gjendet në rrugën ‘’Abdullah Tahiri‘’ në qytetin e Gjilanit”, thuhet në njoftim.
Dislokimi, sipas njoftimit, është bërë me qëllim përmirësimin e shërbimeve tona dhe ofrimin e një ambienti më të përshtatshëm për punë për punonjësit e kësaj Drejtorie.
“Ky objekti ofron hapësira më të mëdha dhe më komode, që do të lejojnë organizimin më mirë të aktiviteteve duke ofruar shërbime të shpejta dhe efikase për qytetarët. Po ashtu, dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë ndaj Kryetarit të Komunës së Gjilanit z. Alban Hyseni për investimet e rëndësishme që janë bërë në këtë objekt, investime të cilat kontribuojnë në krijimin e një ambienti më të përshtatshëm për punë për të gjithë personelin. Me këtë rast Drejtori i Drejtorisë Rajonale i ka ndarë mirënjohje Kryetarit të Komunës së Gjilanit për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan , thekson se është e përkushtuar të vazhdojë me përmirësimin e shërbimeve dhe të jetë në shërbim të qytetarëve./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...