Shpërthimi në Podujevë, policia merr prova nga vendi i ngjarjes

10:23 | 1 Tetor 2024
E.G

Një shpërthim ka ndodhur të dielën pas mesnate në fshatin Sallabajë të Podujevës.

Rastin e kishte paraqitur një polici një person i cili e kishte dëgjuar zhurmën, shkruan Arbresh.info.

Sipas policisë, lidhur me këtë rast në vendin e ngjarjes ka dalur njësia për trajtimin e mjeteve eksplozive të cilët kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes si dhe kanë marr prova nga vendi i ngjarjes.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM Sallabajë, Podujevë  29.09.2024, 02:24. Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes ka dalur njësia për trajtimin e mjeteve eksplozive të cilët kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes si dhe kanë marr prova nga vendi i ngjarjes.”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Shpërthim në Podujevë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme