Vodhi identietin e një personi nga Gjakova dhe u pajis me letërnjoftim dhe pasaportë, arrestohet shtetasi shqiptar

10:17 | 1 Tetor 2024
E.G

Është arrestuar një shqiptar nën dyshimin se ka arritur vjedhur identitetin e një personi në komunën e Gjakovës, të pajiset me letër njoftim dhe pasaportë të Kosovës.

I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, shkruan Arbresh.info.

Arrestimi i të dyshuarit u bë i mundur pas hetimeve disa mujore të koordinuara të Njësisë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Pejë në abshkëpunim me Prokuorinë Themelore të Pejës.

“LEGALIZIM I PËRMBAJTJES SË RREME&SHTYTJE Rr. Nekibe Kelmendi, Prishtinë 21-23.11.2023, NN. Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Pejë pas hetimeve disa mujore të koordinuara edhe me Prokurorinë Themelore në Pejë, me datë 30/09/2024 me urdhër të Prokurorit kompetent ka arrestuar të dyshuarin m/shtetas shqiptar i cili dyshohet se ka arrit të vjedh identitetin e një personi në komunën e Gjakovës, të pajiset me letër njoftim dhe pasaportë te Republikës Kosovës. I dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/

Të ngjashme