Google ADS

UEFA delegon gjyqtarë kosovar për ndeshjen e Youth League

10:01 | 1 Tetor 2024
D.H

UEFA po vazhdon t’i besoj në ndarjen e drejtësisë gjyqtarëve kosovar.

Shtëpia më e madhe e futbollit ka deleguar Mervan Bejtullahun si gjyqtar kryesor që të ndajë drejtësinë në ndeshjen FC Santa Coloma dhe FC Kalev në kuadër të UEFA Youth League.

Në ndeshjen e cila do të zhvillohet në stadiumin “Centre d’Entrenament FAF” në Andorrë, gjyqtarin Bejtullahun do ta asistojnë Alban Ejupi dhe Meriton Berisha.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të enjten më 2 tetor me fillim në orën 19:30./Arbresh.info

Të ngjashme