Banorët e pjesës perëndimore të Karolinës së Veriut vazhdojnë të vuajnë nga pasojat shkatërrimtare të uraganit “Helene”, ndërsa qindra njerëz ende të figuronin në listën e të zhdukurve të hënën. Banorët e këtij rajoni po përballen me rrugë të përmbytura dhe mungesë të shërbimeve bazë.
Më shumë se 100 njerëz kanë humbur jetën nga pasojat e uraganit që goditi Floridën të enjten dhe pasojat e tij shkatërruese, që më vonë u ndjenë në një numër shtetesh, përfshirë Xhorxhian, Karolinën e Jugut dhe Karolinën e Veriut.
Rreth 600 njerëz mbeten të zhdukur, tha në Shtëpinë e Bardhë këshilltarja e Sigurisë Kombëtare, Liz Sherwood-Randall, megjithëse ajo vuri në dukje se kjo shifër mund të ndryshojë pas mbërritjes së ekipeve të kërkim-shpëtimit në zonat e goditura nga përmbytjet, erërat e forta dhe rrëshqitjet e dheut.
Numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet, thanë zyrtarët.
Banorët në komunitetet e shkatërruara vazhdojnë të jenë të izoluar për shkak të përmbytjes së rrugëve, mungesës së ujit të pijshëm, energjisë dhe shërbimit të telefonisë celulare.
Në qarkun malor Bankombi, i cili përfshin destinacionin popullor turistik të Ashvilit, 35 njerëz kanë vdekur, tha sherifi i qarkut në një konferencë për shtypin. Qarku filloi të shpërndante ushqim dhe ujë të pijshëm për banorët e izoluar të hënën mbasdite. Disa furnizime duhej të transportoheshin me avion, sepse shumica e rrugëve kryesore vazhdojnë të jenë të bllokuara nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet.
“Atyre po u mbaron karburanti për makineritë e mëdha dhe motosharrat, që po përdoren për pastrimin e rrugëve dhe prerjen e pemëve të rrëzuara”, tha Colleen Burns, 58 vjeç, shtëpia e së cilës ndodhet në Bërnsvil, në qarkun fiqnjë Jensi. “Ne kemi nevojë të madhe për karburant.”
Në një zonë tjetër të këtij qarku, stuhia rrëzoi një pemë shekullore rreth shtëpisë së 44 vjeçares Taylor Shelton. Bashkëshortit të saj iu deshën dy ditë me një motosharrë për të prerë një pjesë të pemës që po bllokonte rrugën para shtëpisë së tyre. Ata dhe tre fëmijët e tyre arritën të largoheshin më vonë nga shtëpia e tyre të mbuluar nga errësira për shkak të mungesës së energjisë elektrike.
Sipas zyrtarëve të kompanive të sigurimeve dhe ekspertëve, dëmet e shkaktuara nga uragani “Helene” pritet të arrijnë vlerën e rreth 100 miliardë dollarëve./voa
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...