Google ADS

Musliu ironizon me Kurtin: Pagat s’kanë dalë, me shku në zgjedhje në nëntor besoj 70% i merr Albini

09:44 | 1 Tetor 2024
E.G

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka thënë se janë “pjekur” kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve në nëntor.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar duke thënë se nëse zgjedhjet mbahen në nëntor kryeministri Albin Kurti do t’i marr 70%, shkruan Arbresh.info.

Musliu theksoi se situata aktuale, përfshirë mosdaljen e pagave dhe sfidat me buxhetin për vitin 2025, e bën të domosdoshme mbajtjen e zgjedhjeve para afatit të parashikuar.

“Fort janë pjekë kushtet me shku në zgjedhje ka mesi i nëntorit mos me e pritë shkurtin hiç. Pagat nuk kanë dalë, kështu si kanë fillu as buxhetin për vitin 2025 s’kanë me mujtë me e votu.  Me shku në zgjedhje në nëntor besoj  dikund 70% i merr Albini”, ka shkruar Musliu./Arbresh.info/

Të ngjashme