Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, shprehu rëndësinë e datës 1 tetor 1997, duke e cilësuar si një moment historik ku rinia studentore dhe profesorët e Universitetit të Prishtinës u bënë simbol i rezistencës ndaj padrejtësive.
Ai theksoi se ata sfiduan regjimin shtypës dhe kërkuan të drejtat themelore, duke ndezur flakën e një lëvizjeje për ndryshime të mëdha.
“1 tetori 1997 shënon një moment historik në të cilin rinia studentore dhe profesorët e Universitetit të Prishtinës u bënë simbol i rezistencës ndaj padrejtësive dhe shtypjes ndaj shqiptarëve. Atë ditë, ata sfiduan regjimin shtypës dhe kërkuan të drejtat themelore, duke ndezur kështu flakën e një lëvizjeje që do të çonte drejt ndryshimeve të mëdha. Ky akt guximtar jo vetëm që paralajmëroi një epokë të re, por gjithashtu forcoi vendosmërinë e popullit shqiptar për luftë drejt lirisë dhe pavarësisë”, shkroi Haradinaj.
Ndryshe, sot bëhen 27 vjet nga protesta më e madhe studentore në Kosovë, e mbajtur më 1 tetor të vitit 1997, nën organizimin e Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës./Arbresh.info
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga