Kompania Beni Dona Plast SHPK me anë të një letre publike ka shprehur gatishmërinë për ushqyerjen e ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës edhe pas skadimit të kontratës me Ministrinë e Mbrojtjes.
Në letrën publike thuhet se kontrata ka përfunduar më 30 shtator dhe se nuk janë kontaktuar deri në këtë datë në asnjë formë se si do të kryhen procedurat e nevojshme të dorëzimit të objekteve ku ka operuar kompania, shkruan Arbresh.info.
“Duke marrë për bazë situatën e krijuar ku nuk ka asnjë udhëzim se si të procedohet më tej pas dates 30 shtator 2024, duke marrë për bazë se personeli ushtarak i Kosovës duhet të ketë ushqim të përgatitur dhe ti shërbehet në kohë sipas standardeve ushtarake, duke marrë për bazë ndjeshmërinë e situates dhe nevojën për të pasur vazhdimësi të ofrimit të shërbimeve, duke marrë për bazë që ushtria është elementi më i rendësishëm i vendit, dhe në cilësinë e udhëheqësit të kompanisë që ka operuar deri më sot.”, thuhet në letrën e hapur.
“Zotohem që jam i gatshëm të vazhdojë të mbështesë me gjithë stafin professional që kam në dispozicion dhe të gjitha pajisjet që i kam aktualisht në kazerma dhe të ofrojë shërbimet e përgatitjes dhe shpërndarjes së ushqimit për ushtarët e Kosovës deri në një kohë kur ju jeni të gatshëm të vazhdoni të kryeni këto shërbime me stafin, pajisjet dhe artikujt ushqimor të organizuara nga ju.”, thuhet tutje.
“Ky zotim ka vetëm një qëllim të vetëm, që shërbimet e përgatitjes dhe shpërndarjes së ushqimit të vazhdojnë edhe në këto rrethana jo të lehta për vendin tone. Në asnjë rrethanë kjo mbështetje imja nuk do të reflektojë por është zotim i kompanisë dhe familjes sime që të mbështesim sado pak vendin tone me mundësitë në dispozicion. Ky zotim imi e ka bazën edhe tek i gjithë stafi profesional dhe stafi tjetër i kompanisë që aktualisht ka qenë i angazhuar deri më sot në kazerma. Jam në dispozicion që në cilësinë e udhëheqësit të kompanisë të kem takime apo të koordinohemi që të realizoj këtë mbështetje apo edhe të diskutoj me ju format tjera që kompania Beni Dona mund të ju mbështes në këtë periudhë.”, theksohet mes të tjerash aty.
Letra e plotë:
PËR : Ministria e Mbrojtës -Republika e Kosovës , respektivisht , z.Ejup Maqedonci -Ministrër, z.Bashkim Jashari – Komandant i FSK-së, z.Gafurr Dugolli – Sekretar , z.Rexhep Hoxha, z.Muhamet Gjylani.
NGA: “Beni Dona Plast Sh.P.K”, me numër unik identifikues 810545981, e regjistruar në Agjensinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës, me seli në adresën Lagjia: “Ulpiana”, Rr. “Imzot Nikë Prela” pn., Prishtinë, 10000, Republika e Kosovës.
Pershendetje të ndëruar,
Letër e hapur për zotimin e Kompanisë Beni Dona Plast SHPK për mbështjetjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës me shërbime të ushqimit.
Siç edhe jeni në dijeni kontrata aktuale për shërbimet e ushqimit për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës skadon sot më date 30 shtator 2024. Aktualisht, Kompania Beni Dona Plast SHPK është e organizuar që të kryejë obligimet e saj sipas kushteve të kontratës deri më 30 Shtator 2024 edhe pse deri më sot 30 shtator 2024 nuk jemi kontaktuar në asnjë formë se si do të kryhen procedurat e nevojshme të dorëzimit të objekteve ku ka operuar kompania.
Kompania Beni Dona Plast SHPK ka ofruar shërbime të ushqimit përmes kontratave të nënshkruara me Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe më pas me Ministrinë e Mbrojtjes duke dhënë maksimumin e saj që shërbimet të jenë profesionale, në kohë dhe me kualitet të lartë. Për gati 13 vite kemi ofruar shërbime të ushqimit të cilat janë vlerësuar lart në të gjitha organizimet dhe aktivitetet e rregullta të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Siç edhe jeni në dijeni Kompania Beni Dona Plast SHPK posedon me pajisje për punë dhe kryerjen e shërbime të përgatitjes dhe ofrimit të ushqimit në të gjitha kazermat e ushtrisë, gjithashtu posedon një numër të mjeteve tjera të cilat nevojiten për shërbimin e ushqimit. Kompania gjithashtu posedon me një numër të madh të artikujve në depot e kuzhinës në kazermat e forcës për nevoja të furnizimit të rregullt për përgatitjen e ushqimit për ushtarët dhe stafin tjetër.
Duke marrë për bazë situatën e krijuar ku nuk ka asnjë udhëzim se si të procedohet më tej pas dates 30 shtator 2024, duke marrë për bazë se personeli ushtarak i Kosovës duhet të ketë ushqim të përgatitur dhe ti shërbehet në kohë sipas standardeve ushtarake, duke marrë për bazë ndjeshmërinë e situates dhe nevojën për të pasur vazhdimësi të ofrimit të shërbimeve, duke marrë për bazë që ushtria është elementi më i rendësishëm i vendit, dhe në cilësinë e udhëheqësit të kompanisë që ka operuar deri më sot.
Zotohem që jam i gatshëm të vazhdojë të mbështesë me gjithë stafin professional që kam në dispozicion dhe të gjitha pajisjet që i kam aktualisht në kazerma dhe të ofrojë shërbimet e përgatitjes dhe shpërndarjes së ushqimit për ushtarët e Kosovës deri në një kohë kur ju jeni të gatshëm të vazhdoni të kryeni këto shërbime me stafin, pajisjet dhe artikujt ushqimor të organizuara nga ju.
Ky zotim ka vetëm një qëllim të vetëm, që shërbimet e përgatitjes dhe shpërndarjes së ushqimit të vazhdojnë edhe në këto rrethana jo të lehta për vendin tone. Në asnjë rrethanë kjo mbështetje imja nuk do të reflektojë por është zotim i kompanisë dhe familjes sime që të mbështesim sado pak vendin tone me mundësitë në dispozicion. Ky zotim imi e ka bazën edhe tek i gjithë stafi profesional dhe stafi tjetër i kompanisë që aktualisht ka qenë i angazhuar deri më sot në kazerma.
Jam në dispozicion që në cilësinë e udhëheqësit të kompanisë të kem takime apo të koordinohemi që të realizoj këtë mbështetje apo edhe të diskutoj me ju format tjera që kompania Beni Dona mund të ju mbështes në këtë periudhë./Arbresh.info/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump