Google ADS

Ronaldo: Për mua tani është të kënaqem dhe të ndihmoj ekipin tim

09:17 | 1 Tetor 2024
D.H

Cristiano Ronaldo po vazhdon formën e tij të shkëlqyer me Al-Nassr.

Portugezi ka realizuar gol në fitoren e mbrëmshme ndaj Al-Rayyan me rezultat 2-1, shkruan Arbresh.info.

Ky ishte goli i tij i katërt në pesë ndeshje me Al Nassr këtë sezon.

Pas ndeshjesh ai u shpreh se çmimet individuale më nuk janë të rëndësishme për të, mirëpo të arrij të ndihmoj skuadrën.

“Tani po më pëlqen të luaj futboll pasi e di që nuk kam shumë kohë në fushë. Nuk është e rëndësishme për mua tani të jem lojtari më i mirë apo të fitoj çmime. Ajo që është e rëndësishme për mua tani është të kënaqem dhe të ndihmoj ekipin tim”, tha Ronaldo.

Pas pesë ndeshjeve të luajtura në Superligën arabe, Al-Nassr ndodhet në pozitën e katërt me 11 pikë, katër më pak se lideri Al-Hilal./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme