Policia italiane ka sekuestruar mbi 200 kilogramë kokainë ndërsa ka vendosur në pranga 3 shqiptarë. Fillimisht policia ka gjetur 142 kilogramë kokainë në zonën e Vimercates ndërsa 60 kilogramë të tjera i ka sekuestruar në Milano.
Në Vimercate droga është gjetur e fshehur brenda disa makinave të parkuara në garazhet e një pallati.
Kapja e drogës prej 200 kilogramësh erdhi si rezultat i operacionit të kryer nga karabinierët të cilët vendosën në pranga dy persona, të dy shqiptarë, njëri prej të cilëve kishte marrë me qira garazhet në të cilat u sekuestrua lënda narkotike.
Operacioni i policisë u finalizua të premten e 27 shtatorit por është bërë publik vetëm orët e fundit. Karabinerëve u është dashur ndërhyrja e një automjeti të zjarrfikësve për të hapur me forcë grilat e garazhit.
Pasi kanë hapur garazhin, policia ka gjetur edhe drogën brenda automjeteve, e cila ishte e paketuar dhe e bërë gati për t’u shitur, raportojnë mediat italiane.
Sipas policisë italiane, kjo është një sasi rekord e kapur në këtë zonë. Ndërkohë, në Milano policia arrestoi një tjetër shqiptar të cilit i kanë gjetur 60 kilogramë kokainë. Këtij të fundit dy bashkatdhetarët e tij në Vimercate i kishin dorëzuar pak më parë një ngarkesë prej 60 kilogramë kokainë, duke e çuar mbi 200 kilogramë drogë të kapur në total./rtsh.al/
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...