Bora dhe Peja mbyllin xhiron e tretë në elitën e basketbollit kosovar

08:36 | 1 Tetor 2024
D.H

Bora është nikoqire e Pejës në sfidën e xhiros së tretë në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll.

Kjo ndeshje nis me fillim nga ora 19:00 dhe luhet në palestrën sportive “1 Tetori” në Prishtinë, shkruan Arbresh.info.

Bora në këtë takim hynë pas dy humbjes në elitë, ndaj Yllit dhe Sigal Prishtinës.

Kurse pejanët kanë luajtur vetëm një ndeshje këtë edicion në Superligën e Kosovës në basketboll dhe kanë pësuar disfatë nga Vëllaznimi.

Ndërsa ndeshje e xhiros së dytë e tyre ndaj Proton Cable Prizrenit ishte shtyrë shkak i angazhimeve të Pejës në kualifikimet për FIBA Europe Cup.

Pas dy takimeve të luajtura nga skuadra kryeqytetase, ndodhen në pozitën e shtatë në tabelë pa pikë, kurse Peja është e fundit gjithashtu pa pikë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme