Gërvalla në konferencën kundër ISIS-it: Kosova jep kontribut serioz për paqe dhe siguri globale

21:35 | 30 Shtator 2024
E.H

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka marr pjesë në konferencën e Koalicionit Global kundër DAESH/ISIS, në 10-vjetorin e themelimit të tij, me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Me anë të një postimi në Facebook, Gërvalla tha se Kosova jep kontributin e saj serioz për paq dhe siguri globale.

“Republika e Kosovës tashmë, 25 vjet pas çlirimit të saj, jep kontributin e saj serioz për paqe dhe siguri globale. Terrorizmi dhe radikalizmi nuk kanë vend në shoqërinë dhe shtetin tonë. Prandaj, jam e lumtur për mundësinë e krijuar për të shkëmbyer ide dhe përvoja të vlefshme me kolegë nga rajoni dhe e gjithë bota”, ka shkruar Gërvalla./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme