Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami po vazhdojnë ta akuzojnë njëri-tjetrin lidhur me punën e bërë deri me tani nga ky dikaster.
Ish-ministrja Bajrami ka akuzuar ministrin Murati për rritje të çmimeve e zhytje në borxhe, ndërsa i ka bërë thirrje për debat publik.
“Hekuran, Eja në studio flasim për huqjet e mia e tuat. Këto të dhëna janë janë të BQK-së, janë mjete që qytetarët i shfrytëzojnë përmes overdraftit. Shihe ku i ke shifrat për muajin dhjetor prej 2018 deri në 2023. E dita që ke me reagu, në emër të fjalës së lirë. Të pres në studio t’i shohim të dhënat së bashku”, ka shkruar Bajrami.
Ndërsa Murati i ka bërë një replikë Bajramit, duke e pyetur se a ka mbetur dikush në LDK që e kupton ekonominë e financat.
“A ka mbetë najkush në LDK që merr vesh në ekonomi e financa me i tregu redaktores së portaleve se ku ka gabu me këtë grafikon, apo të gjithë ekonomistët e LDK-së janë kaq të kufizuar në njohuritë e tyre për temën?
Komplet kreditë në sektorin bankar aktualisht janë 5.4 miliardë euro. Por sipas Hykmetes, vetëm mbitërheqjet e qytetarëve na qenkan 5.3 miliardë. Këso huqje vetëm ekonomistët e LDK-së mund të bëjnë. Përndryshe, sipas raportit të fundit të BQK-së, shifra e saktë e huamarrjes me maturitet deri në 1 vit për ekonomitë familjare është 57 milionë euro”, tha Murati në një postim në Facebook./Arbresh.info
Rama: 21-30 Nëntor, Java Kulturore Kombëtare, Shqipëri ̵...
“A mendon se të ka puthur Ana për lojë?- Pyetja e publikut p...
Hamza: Brenda vitit 2025 me mua kryeministër pagat do të rri...
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Nis darka e të nominuarëve pyetjet pikante nga publiku
Lajçak takon ministrin francez: Diskutuam për rëndësinë e di...