Google ADS

Eman Rrahmani dhe Visar Korenica nesër mbajnë konferencë për media

19:43 | 30 Shtator 2024
E.H

Deputeti Eman Rrahman ka thirrur konferencë për media për të martën nga ora 11;00.

Sipas njoftimit për media, të pranishëm në këtë ngjarje do të jenë edhe përfaqësuesit e AKR-së; PD-së me në krye prof. Dr. Ferid Aganin; grupi i intelektualëve dhe ekspertëve të prirë nga z. Fatmir Smajli, deputeti Visar Korenica si dhe figura të tjera të nderuara.

Konferenca pritet të mbahet para hyrjes së Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe, sot gjatë ditës është raportuar se dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica janë larguar nga LVV.

Një që e tillë ende nuk është konfirmuar nga të dyja palët./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme