Google ADS

Me ftesë të Blinkenit, Gërvalla merr pjesë në takimin për luftimin e ISIS-it

18:25 | 30 Shtator 2024
E.H

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla pritet të marrë pjesë në takimin e 10-të vjetorin e formimit të koalicionit global për luftimin e ISIS-it, në ShBA.

MPJD me anë të një komunikate për media ka theksuar se kjo pjesëmarrje u mundësua me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken

“Me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla po merr pjesë në takimin e 10-të vjetorit të formimit të koalicionit global për luftimin e ISIS-it”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme