Sulmuesi brazilian Neymar ka njoftuar rikthimin e tij në stërvitjet kolektive të Al-Hilal, pas gati një viti pushim për shkak të një dëmtimi të rëndë në gjurin e majtë.
Futbollisti 32-vjeçar brazilian iu bashkua Al-Hilal në gusht 2023 nga PSG, por dëmtoi ligamentin kryqëzues dhe meniskun e tij më 17 tetor në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2026 midis Brazilit dhe Uruguait.
“Jam i lumtur që jam rikthyer”, ka shkruar Neymar në portugalisht në llogarinë e tij në Instagram, ku ka postuar foto në fushë me bashkëlojtarët e tij.
“Lojtari u kthye në stërvitje individuale tashmë në korrik. Rikthimi i tij zyrtar “varet nga përgatitja e tij teknike dhe vendimi i trajnerit”, deklaroi një zyrtar i klubit.
Al-Hilal ende nuk e ka përfshirë Neymarin në listën e pjesëmarrësve për kampionatin saudit, i cili ka nisur në gusht, por ai është në atë të kampionatit aziatik.
Mungesa e yllit brazilian, i cili sipas mediave paguhet rreth 100 milionë euro në sezon, nuk ndikoi në rezultatet e Al-Hilal, i cili sezonin e kaluar fitoi kampionatin kombëtar dhe vendosi një seri historike prej 34 fitoresh radhazi në gara të ndryshme. /Telegrafi/
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe