Mbi 96 mijë qytetarë nga vende jo anëtare të Bashkimit Europian u urdhëruan të largohen nga një vend i BE-së, në tremujorin e dytë të vitit 2024, ndërkohë që 25,285 persona u kthyen pas marrjes së urdhrit për largim.
Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024, numri i urdhrave për largim ra me 7%, ndërsa numri i kthimeve në vendet e treta u ul me 3.9%, shkruan euronews.al.
Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023, numri i qytetarëve nga vende jo antare të BE të urdhëruar të largohen ra me 10%, ndërsa numri i të kthyerve u rrit me 21.3%.
Sipas të dhënave të publikuar nga Eurostat, qytetarët algjerianë dhe marokenë përbënin pjesën më të madhe të qytetarëve që u urdhëruan të largoheshin nga një vend i Bashkimit Europian, secili me 7% të totalit. Pas tyre vinin qytetarët turq dhe sirianë, secili me 6%.
Ndër qytetarët që u kthyen pjesën më të madhe e përbënin qytetarët gjeorgjianë (10%), të ndjekur nga ata shqiptarë (8%) dhe turq (7%).
Nga të dhënat kombëtare, Franca kryesoi listën me numrin më të madh të qytetarëve që u urdhëruan të largohen, me 31,195 raste, e ndjekur nga Gjermania me 12,885 dhe Greqia me 6,555.
Erëra të forta e shi orët në vijim, Komuna e Prishtinës para...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...