Google ADS

Alonso para ndeshjes me Milanin: Ne jemi gati

15:28 | 30 Shtator 2024
A Z

Milani është sfida e radhës për Bayer Leverkusenin.

Kamponit në fuqi të Gjermanisë dhe Milani do të përballen nesër mbrëma në kuadër të xhiros së dytë në Ligën e Kampionëve.

Trajneri i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso, e pranon se skuadra italiane është ekip i madh, por ai shpreson se të besuarit e tij, do të japin më të mirën në duel me skuadrën ‘Rossonerët’.

“Ne do të përballemi me një ekip të madh, me cilësi individuale. Ne do të kemi nevojë për paraqitjen tonë më të mirë në fushë, jemi gati. Nuk kemi pasur shumë kohë për t’u përgatitur, por mirë është edhe kështu”, ka thënë Alonso.

Strategu spanjoll nuk pret një ndeshje si dueli me Bayern Munich. Alonso thotë se Leverkuseni është gati për duelin me Milanin.

“Ne e dimë stilin tonë të lojës dhe nuk pres një ndeshje si ajo kundër Bayernit të Mynihut, por ne jemi gati”, ka pohuar Alonso.

Ndeshja Leverkusen-Milan fillon në orën 21:00./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme