10 raste të vjedhjeve janë raportuar gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt.
Sipas njoftimit nga Policia Rajonale e Ferizajt, 7 prej tyre kanë ndodhru në Ferizaj, një në Kaçanik, një në Shtime dhe një në Shtërpcë, shkruan Arbresh.info.
Ndërkaq është lajmëruar një rast i dhunës në familje.
Në rajonin e Ferizajt policia ka arrestuar 36 persona të kërkuar me urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.
“Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet kriminale, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
I akuzuari për vrasjen e 2017-ës në Prishtinë thotë se s’kis...
Një muaj paraburgim për serbin që tentoi të ikte nga Kosova,...
Lirimi i invalidëve të UÇK-së nga pagesa e trafikut urban, q...
Rënia e euros, qeveria shqiptare kursen 88 milionë euro në s...
Alonso para ndeshjes me Milanin: Ne jemi gati
Irani thotë se nuk do të dërgojë ushtarë për ta luftuar Izra...