Në Unazën e Madhe të Tiranës vijon puna me ritme të larta, me synim finalizimin e të gjithë kësaj vepre brenda fundit të këtij viti.
Kështu bëri të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me anë të një postimi në Facebook, shkruan Arbresh.info.
Rama theksoi se ky është një projekt kompleks dhe njëri nga më të rëndësishmit në vend.
“Në kantierin e Unazës së Madhe të Tiranës punimet vijojnë me ritme të mira. Ky investim madhor pritet të jetë gati në fund të këtij viti, duke e përmbyllur kështu këtë projekt kompleks nga më të rëndësishmit në vend”, ka shkruar Rama.
Në videon e publikuar në Facebook, shihet se zëvendëskryeministrja Belinda Balluku po inspekton punimet./Arbresh.info/
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...