Vazhdon periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës

11:12 | 30 Shtator 2024
L G

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë të ditur se ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës për Zgjedhjet Parlamentare të 9 shkurtit do të vazhdojë deri më 26 dhjetor.

“KQZ njofton se është duke vazhduar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025. Gjatë periudhës 120 ditore (29 gusht – 26 dhjetor 2024) për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës, qytetarët me të drejtë vote mund ta mësojnë qendrën e tyre të votimit dhe nëse dëshirojnë edhe ta ndërrojnë atë, duke e caktuar sa më afër vendbanimit të tyre”, thuhet në njoftim.

Parashtrimi i kërkesës për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës mund të bëhet përmes platformës së vendosur në ueb faqen e KQZ-së ëëë.kqz-ks.org apo në vegzën direkte http://qv.kqz-ks.org dhe kjo do të shqyrtohet nga shërbimi votues i KQZ-së.

Ndërrimi i Qendrës së Votimit është i mundur edhe duke paraqitur kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve, në komunën përkatëse./Arbresh.info/

 

Të ngjashme

Foto lajm