Mediat zvicerane kanë konfirmuar se portieri shqiptar Amir Saipi ka vendosur që ta përfaqësojë Kosovën dhe jo Zvicrën.
Këtë e ka bërë të ditur më saktësisht mediumi Corriere Del Ticino, të cilët kanë konfirmuar se numri një i gjigantit zviceran Lugano ka vendosur që ta vesh fanellën e ‘Dardanëve’.
24-vjeçari për shumë kohë kishte qenë zgjedhja e parë e portës për grupmoshat U21 të Zvicrës, teksa edhe përzgjedhësi Murat Yakin e kishte ftuar disa herë tek kombëtarja A.
Saipi i lindur në Schaffhausen ka pasaportë të dyfishtë, por që shkaku i konkurrencës së madhe tek Zvicra nuk ia doli që të gjejë hapësirat e nevojshme.
Duke marrë parasysh përvojën që ka Saipi në kampionatin zviceran si dhe falë paraqitjeve me Zvicrën, do të jetë një përforcim tejet i madh për Kosovën dhe do ta rrisë si kualitetin ashtu edhe konkurrencën.
Përndryshe, Kosova do t’i luajë dy ndeshje gjatë muajit tetor, ndaj Lituanisë në udhëtim dhe ndaj Qipros në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të Ligës së Kombeve.
Deri atëherë mbetet të shihet se a do të ketë zhvillime të reja, por që sipas raportimeve nga Zvicra kjo punë tashmë mund të konsiderohet si e kryer./Telegrafi/
Alonso para ndeshjes me Milanin: Ne jemi gati
Irani thotë se nuk do të dërgojë ushtarë për ta luftuar Izra...
“Është e vështirë ta shoh atë kështu”, Bellingham flet për g...
Policia në Shtime me aksion për largimin e veturave nga trot...
Ministri Hoxha propozon Ilir Prodën, Drejtor të Përgjithshëm...
MSh dhe IKShPK nesër shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Persona...