Shpërthim në Podujevë

08:59 | 30 Shtator 2024
E.G

Një shpërthim ka ndodhur dje pas mesnate në Podujevë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore me ç’rast është njoftuar edhe njësia për deminim, shkruan Arbresh.info.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM Podujevë / 29.09.2024 – 02:24. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka dëgjuar një shpërthim. Në vendin e ngjarjes ku dyshohet se ka ndodhur shpërthimi kanë dalë njësitet përkatëse policore, me ç’rast është njoftuar edhe njësia për deminim dhe hetuesia.”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori dhe rasti është në procedurë hetimore./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme