Gërvalla në takimin për situatën në Venezuelë, paralajmëron për rreziqet e shtrirjes së ndikimit edhe në Ballkan

21:38 | 29 Shtator 2024
E.H

Me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe Ministres së Punëve të Jashtme të Republikës së Argjentinës, Diana Mondino, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, mori pjesë në takimin ministror për situatën urgjente në Venezuelë, në kuadër të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Në fjalën e saj, Gërvalla shprehu qëndrimin e Kosovës në mbështetje të përpjekjeve për të ndaluar liderët jo-demokratikë në përpjekjet e tyre për të mohuar të drejtat e qytetarëve të tyre dhe për të destabilizuar rajonet e ndryshme të botës.

Më tej Gërvalla vuri në pah edhe angazhimin e Venezuelës në Ballkan përmes miqve dhe satelitëve të Rusisë në rajonin tonë, me partneritete dhe lidhje të reja ekonomike, të cilat kërkojnë një vëmendje të shtuar dhe kujdes të veçantë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme