Shyhrete Behluli organizon koncert për 50 vjetorin e karrierës

19:30 | 29 Shtator 2024
E.H

Këngëtarja e njohur, Shyhrete Behluli këtë vit mbush 50-vjetorin e fillimit të karrierës së saj muzikore.

Për nderë të këtij përvjetori jubilar, artistja më e pëlqyer të të gjitha kohërave, ka organizuar një koncert madhështor.

Nën sloganin “50 vjet me kangën”, koncerti pritet të mbahet me 17 tetor nga ora 19:00 në Grand Event në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur këngëtarja Violeta Kajtazi e cila në llogarinë e saj në Instagram ka publikuar ftesën e mbrëmjes./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme