Google ADS

Kuvendi Komunal i Prishtinës thërret mbledhje të jashtëzakonshme për miratimin e buxhetit

16:51 | 29 Shtator 2024
E.H

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme për propozim-vendimin për miratimin e buxhetit për vitin 2025.

Sipas njoftimit të komunës, mbledhja pritet të mbahet të hënën (30.09.2024) nga ora 10:00.

“Kuvendi i Kryeqytetit thërret mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kryeqytetit, e cila do të mbahet më 30.9.2024, dhe do të fillojë në orën 10:00. Mbledhja do të mbahet në sallën e madhe të Kuvendit të Kryeqytetit. Rendi i ditës: Propozim-vendimi për miratimin e buxhetit të Komunës së Prishtinës për vitin 2025”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme